Lidhje

Trajkovski dënon spastrimin etnik - 2001-12-22


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, tha se të gjithë qytetarët e këtij vendi ballkanik duhet të mësojnë të falin njëri tjetrin nëse kërkojnë rimëkëmbjen nga konflikti etnik që e përfshiu atë zonë për pjesën më të madhe të vitit.

Gjatë një fjalimi në parlament, presidenti Trajkovski theskoi nevojën për dërgimin e forcave policore në të gjitha zonat e krizës. Ai tha se duhen bërë përpjekje për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre si edhe për të gjetur njerëzit që ende figurojnë të humbur.

Zoti Trajkovski dënoi dhunën dhe spastrimin etnik dhe theksoi se zhvillimi i mëtejshëm mbështet unitetin dhe barazinë. Ai tha se pret ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti Trajkovski tha se gjatë vitit të ardhshëm, Maqedonia duhet t’i japë përparësi kryesore përmirësimit të kushteteve të jetesës për të gjithë qytetarët. udhëheqësi maqedonas theksoi se arsimi, hapja e vendeve të punës dhe investimet janë faktorë vendimtarë për të ardhmen e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG