Lidhje

Gjendje e jashtëzakonshme në Argjentinë - 2001-12-20


Argjentina është sot në gjendje të jashtëzakonshme me të paktën 12 veta që dihen deri tani se kanë vdekur në trazirat dhe valën e shkatërrimeve në Buenos Ajres dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Presidenti i Argjentinës, Fernando de la Rua, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në një fjalim televiziv që mbajti mbrëmë pas fillimit të një vale shkatërrimesh dhe grabitjesh lidhur me masat shtërnguese ekonomike. Zoti De la Rua pranoi dorëheqjen e Ministrit të tij jo-popullor të Ekonomisë, Domingo Cavallo pasi i gjithë kabineti dha dorëheqjen mbrëmë. Presidenti argjentinas pritet të vendosë për ndryshimet e kabinetit sot më vonë. Në kryeqytetin, Buenos Ajres, bankat u hapën përsëri sot dhe njerëzit janë kthyer në punë, por shumë dyqane më të vogla kanë qendruar të mbyllura për shkak të frikës nga dhuna.

XS
SM
MD
LG