Lidhje

Shërbimi postar tronditet nga antraksi - 2001-10-23


Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati mblidhen sot pasdite në sesionet e tyre të rregullta megjithë frikën që kanë ngjallur rastet e prekjes dhe ekspozimit ndaj antraksit.

Kapitoli do të jetë i hapur, por ndërtesat e personelit të Dhomës së Përfaqësusve dhe të Senatit do të mbahen të mbyllura për t’u kontrolluar dhe pastruar. Rreth 28 punonjës të Kongresit kanë patur simptoma të ekspozimit ndaj antraksit. Raste të ekspozimit dhe prekjes nga antraksi ka patur edhe në shërbimin postar të kryeqytetit, ku dy punonjës janë prekur dhe po kurohen, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur, dhe rastet e tyre po hetohen. Dy zyrat e postës së Uashingtonit janë të mbylluara.

Në Uzbekistan ka bakterie antraksi

Në një raport të publikuar sot, thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me Uzbekistanin për të pastruar një qendër laboratorike ish-sovjetike në ishullin e Vozrozhdenjev, pranë detit Aral, ku ka edhe bakterie antraksi. Gazeta The New York Times shkruan se sipas një marrëveshjeje të nënshkruar dje,Washingtoni do të shpenzojë deri në 6 milionë dollarë për të dezinfektuar ish-laboratorin sovjetik për kërkime në fushën e armëve biologjike, si dhe për asgjësimin e bakterieve të Antranksit që kanë mbetur akoma atje. Gazeta shkruan se shkencëtarët amerikanë filluan të shkojnë në ishullin uzbek 4 vjet më parë. Ekipi i shkensëtarëve gjeti atje spore aktive antraksi në gjashtë nga 11 gropat ku ishin groposur bakteriet. Zyrtarët dhanë hollësi në lidhje me mënyrat që do të përdorin për t’i vrarë sporet vdekjeprurëse. Ushtria ruse e braktisi ishullin uzbek në vitin 1992. Laboratori ishte një nga qendrat më të mëdha kërkimore në natyrë, në fushën e armëve biologjike.

XS
SM
MD
LG