Lidhje

Vritet Ministri izraelit i Turizmit - 2001-10-17


Një grup ekstremist palestinez vrau ministrin e kabinetit izraelit Rehavam Zeevi. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës tha se vrasja u bë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nga ana e ushtrisë izraelite të udhëheqësit të grupit Abu Ali Mustafa, dy muaj më parë.

Zoti Zeevi, pasues i vijës së ashpër dhe ministër i turizmit, u qëllua për vdekje në një hotel në Jeruzalem. Kryeministri izraelit Ariel Sharon thotë se për këtë vrasje mban përgjegjës udhëheqësin palestinez Yasser Arafat. Autoriteti Palestinez nuk pranon fajësinë. Zoti Arafat urdhëroi forcat e tij të sigurimit të kërkojnë dhe të arrestojnë vrasësit.

XS
SM
MD
LG