Lidhje

Administrata amerikane kërkon fonde shtesë për të luftuar terrorizmin - 2001-10-17


Administrata e presidentit Bush kërkoi nga kongresi të autorizojë një shtesë prej një presje 5 miliardë dollarësh për të shpejtuar përpjekjet për të luftuar terrorizmin. Sekretari amerikan i shëndetësisë Tommy Thompson tha në një seancë me pyetje përgjigje në senat sot se paratë janë të nevojshme për të ndërtuar rezerva me vaksina për sëmundet që mund të përdoren si armë. Zoti Thompson tha se zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë të rrisin rezervat e antibiotikëve për të luftuar antraksin si dhe të përshpejtojë një program për zhvillimin dhe blerjen e ilaçeve për të luftuar linë. Ai tha se lija përbën një kërcënim më të madh për publikun amerikan pasi ndryshe nga antraksi mund të përhapet me kontakt. Shtesa prej 1 presje 5 miliardë dollarësh është 6 herë më e lartë sesa shpenzimet aktuale federale në përpjektet për të luftuar bioterrorizmin.

XS
SM
MD
LG