Lidhje

Intervistë e sekretarit Rumsfeld - 2001-10-17


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që të vriten mijra amerikanë të pafajshëm dhe të rrinë duarkryq.

Në një intervistë me televizionin arab Al-Jazeera, e cila do të transmetohet sot, zoti Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen ndaj cilitdo që përpiqet të minojë shoqërinë e lirë në këtë vend.

Ai theksoi përsëri se Shtetet e Bashkuara po godasin objekte terroriste dhe instalime ushtarake të Talebanit dhe jo popullin afgan apo Islamin. Zoti Rumsfeld tha se shumë afganë nuk e mbështesin rrjetin terrorist Al-Qaida të Osama bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG