Lidhje

Arafat takohet me Blair - 2001-10-15


Kryeministri britanik, Tony Blair, dhe udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, po takohen në Londër për bisedime rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe terrorizmin ndërkombëtar. Para se të shkonte në bisedimet e sotme, zoti Arafat shfaqi shpresë që me kryeministrin Blair të diskutonte të gjithë gjendjen në Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të muajit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri britanik e ftoi zotin Arafat në Londër pas vizitës së tij në Lindjen e Mesme me qëllim që të shtohet mbështetja për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afagnistan. Kryeministri Blair thotë që operacionet ushtarake në Afganistan duhet të jenë të balancuara me përparimin në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG