Lidhje

Powell për në Pakistan - 2001-10-15


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, pritet të mbërrijë sot në Pakistan për bisedime lidhur me fushatën ushtarake në Afganistan dhe formën e një qeverie të ardhshme, që do të zëvëndësonte regjimin taleban në Kabul. Grupet radikale islamike në Pakistan kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në shenjë proteste nga vizitës së zotit Powell dhe fushatës ushtarake në Afganistan. Ushtria dhe policia po përpiqen të parandalojnë përsëritjen e përleshjeve të dhunshme, nga të cilat dje humbi jetën të paktën një person.

Presidenti pakistanez, gjenerali Pervez Musharaf, ka mbështetur Azinë jugore për bisedime që synojnë të ulin tensionet midis Pakistanit dhe Indisë. Zoti Powell pritet të mbërrijë sot në Islamabad, ku do të takohet me presidentin Pervez Musharaf dhe më pas të shkojë në New Delhi për bisedime me udhëheqësit indianë. Të dy vendet po u japin mbështetje përpjekjeve të prira nga Shtetet e Bashkuara për kapjen e udhëheqësit terrorist, Osama bin Laden në Afganistan, por mosmarrëveshjet midis tyre vazhdojnë lidhur me problemin e rajonit të Kashmirit. Partitë islamike kanë bërë thirrje për një grevë në shkallë kombëtare për të protestuar kundër ndalesës së zotit Powell në Islamabad. Vizita e shefit të diplomacisë amerikane bëhet një ditë pasi policia pakistaneze dhe protestuesit anti-amerikanë u përleshën në qytetitn Xhakobabad.

XS
SM
MD
LG