Agjencitë e rendit në mbarë Shtetet e Bashkuara janë në gjendje gatishmërie të lartë, pas një paralajmërimi për sulme të mundshme terroriste ndaj qytetarëve amerikanë gjatë ditëve të ardhshme.
Presidenti Bush thotë se po merret çdo masë e mundshme për të mbrojtur vendin nga rreziku. Presidenti thotë se zyrtarët amerikanë kishin marrë një kërcënim të përgjithshëm ndaj Amerikës, siç e cilësoi ai, gjë që e kishte vënë qeverinë në gatishmëri të plotë. Presidenti Bush u bëri thirje qytetarëve amerikanë të vazhdojnë jetën normalisht, por të jenë vigjilentë.