Lidhje

Powell: nuk do të goditen objektiva të tjera përvec atyre në Afganistan - 2001-10-11


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të godasin objektiva të tjera përveçse atyre në Afganistan dhe kampeve të stërvitjes së terroristëve të organizatës Al-Kaida të Osama Bin Ladenit.

Dje në intervistën me një nga rrjetet televizive amerikane, zoti Powell tha se Shtetet e Bashkuara do ta shtypin rrjetin e terroristëve. Komentet e Sekretarit të shtetit, Colin Powell u bënë ndërkohë që ministrat e Jashtëm që merrnin pjesë në takimin e Organizatës së Konferencës Islamike në Katar, u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të përqendrojnë operacionet ushtarake në Afganistan.

Ndërkaq, qeveritarët talebanë që strehojnë Bin Ladenin i bënë thirrje botës mysimane që të rezistojë dhe të ndihmojë në mundjen e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG