Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord rreth një sërë masash për rritjen e besimit, masa të cilat kanë si synim dhënien fund të dhunës 1-vjeçare. Kjo marrëveshje u arrit gjatë një takimi të shumëpritur midis ministrit të jashtëm izraelit Shimon Peres dhe udhëheqësit palestinez Yasser Arafat.
Mbas takimit në aeroportin e Gazës, të dy udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë thuhet se të dyja palët do të vazhdojnë planet për një sigurim të plotë si dhe do të përpiqen të arrijnë një armëpushim të përhershëm. Sipas deklaratës, Izraeli do të ndërpresë izolimin e zonave palestineze si dhe do të tërheqë trupat e tij nga këto zona.
Ministri i jashtëm Perez dhe udhëheqësi palestinez Arafat vendosën të takohen përsëri për një javë. Shtetet e Bashkuara u kanë ushtruar presion të dy palëve për të zhvilluar bisedimeve ndërsa vazhdojnë përpjekjet për ndërtimin e një koalicioni mbarëbotëror kundër terrorizmit. Ndërkohë një palestinez u vra dhe nëntë palestinezë të tjere si dhe tre ushtarë izraelitë u plagosën disa orë para takimit.