Lidhje

Emiratet presin lidhjet me Talebanin - 2001-09-22


Emiratet e Bashkuara Arabe prenë marrëdhëniet diplomatike me talebanët në Afganistan.

Siç njofton agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara, Dubai e mori këtë vendim pasi nuk arriti të bindë bindë talebanët të dorëzojnë Osama bin Ladenin, personin kryesor që dyshohet për sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.

Ndërkohë, Turqia tha se do të lejojë aeroplanët amerikanë të transportit të përdorin hapësirën e saj ajrore dhe bazat e saj për çdo operacion ushtarak në përgjigje të sulmeve terroriste të javës së kaluar. Turqia thotë gjithashtu se është gati tu ofrojë Shteteve të Bashkuara informacionet e saj të zbulimit lidhur me Afganistanin.

Në Kabul, zyrtarët taleban thanë sot se kanë goditur nje aeroplan të paidentifikuar në një provincë veriore afër Uzbekistanit. Hollësitë rreth incidentit janë ende të paqarta.

XS
SM
MD
LG