Kryetari i bashkisë së qytetit New York, Rudolph Giuliani, tha se numri i personave që figurojnë të humbur nga sulmet terroriste kundër Qendrës Botërore të Tregtisë u rrit dje me rreth një mijë, duke arritur në më shumë se 6 mijë e 300. Zoti Giuliani tha se në shifrat e reja përfshihen qytetarë të vendeve të tjera që nuk ishin përfshirë në listat e mëparshme. Deri tani nga rënojat janë nxjerrë 241 trupa.
Ndërkohë, kryeministri biritanik, Tony Blarir, mori dje pjesë në një shërbesë përkujtimore për viktimat e sulmit në kishën Shën Thomas të New Yorkut. Kryeministri Blair u tha të pranishmëve se lidhjet midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë qenë të forta për dekada, janë forcuar edhe më shumë pas sulmeve të javës së kaluar.