Lidhje

Raketat godasin Kabulin - 2001-09-12


Njoftohet se në Afganistan, Aleanca Veriore e opozitës mori përgjegjësinë për një sulm të ndërmarrë sot herët në mëngjes mbi kryeqytetin Kabul.

Sipas korrespondentit të rrjetit CNN në Kabul, një zëdhënës i Aleancës i kishte thënë atij se prapa këtyre sulmeve qendronte opozita. Raketat filluan ta godasin Kabulin sot në mëngjes dhe u pasuan nga zjarri i artilerisë kundër-ajrore.

Zyrtarët amerikanë mohuan zërat se ky sulm ishte një kundërpërgjigje ndaj akteve të djeshme terroriste në Shtetet e Bashkuara. Pothuajse krejt territori i Afganistanit kontrollohet nga milicia fondamentaliste islamike taleban, e cila vazhdon të luftojë kundër ushtrisë së opozitës të drejtuar nga qeveria e rrëzuar afgane.

Besohet ndërkaq se terroristi i kërkuar Osama Bin Laden ndodhet i fshehur në Afganistan. Talebanët mohojnë njoftimet se ata ose Osama bin Ladeni ka gisht në sulmet e djeshme në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG