Lidhje

Izraeli rrethon Jeninin në Bregun Perendimor - 2001-09-11


Tanket izraelite kanë rrethuar qytetin Jenin në Bregun Perëndimor dhe dëshmitarët thonë se disa dhjetra tanke u grumbulluan jashtë qytetit në orët e para të mëngjesit dhe filluan bombardimin e një kampi refugjatësh në afërsi. Ushtria izraelite thonë se tanket izrealite kanë bombarduar qytezën palestineze të Jeninit në Bregun Perëndimor, ndërkohë që pasiguria lidhur me takimin izraelito-paletinez të nivelit të lartë vazhdon. Zyrtarët palestinezë të sigurimit thanë se mbi dhjetë tanke izraelite ishin grumbulluar jashtë Jeninit sot në orët e para të mëngjesit.

Ushtria izraelite nuk ka bërë komente lidhur me aksionin ushtarak, por zyrtarët izraelitë thanë se militantët islamikë e përdorin Jeninin si një qendër për rekrutimin e autorëve të sulmeve vetëvrasëse. Ndërkohë radioja e ushtrisë izraelite tha se palestinezë të armatosur qëlluan për vdekje dy izraelitë në një pritë pranë rrugës sot në një pjesë tjetër të Bregut Perëndimor. Megjithë dhunën në vazhdim, ministrat e jashtëm të vendeve evropiane po ushtrojnë trysni ndaj udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat, dhe Ministrit të Jashtëm izraelit, Shimon Peres.

XS
SM
MD
LG