Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta i paraqiti sot paralamentit programin e qeverisë së tij. Kryeministri Meta deklaroi se gjatë 4 viteve të ardhshme integrimi i Shqipërisë në strukturat evropiane, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe zgjidhja e problemit të energjisë eletrike do të jenë prioritetet kryesore. Zoti Meta u bëri thirrje deputetëve të koalicionit të djathtë Bashkimi për Fitore të zënë vendet e tyre në parlament duke i ftuar për bashkëpunim.