Lidhje

Zgjatet procesi i regjistrimit të serbëve për zgjedhjet në Kosovë - 2001-09-06


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë vendosi zgjatjen e afatit të regjistrimit të votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit në Kosovë. Kjo u bë e ditur në Prishtinë nga zëvendësadministratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Gary Mathews dhe shefi i OSBE-së ambasadori Daan Everts. Zoti Mathews tha se autoritetet janë shumë të kënaqura me shtimin e numrit të të interesuarëve për t’u përfshirë në këtë proces. “Për këtë arsye UNMIK-u ka vendosur të zgjasë afatin për dy javë të tjera, përkatësisht deri më 22 shtator”, tha zoti Mathews.

Të dy zyrtarët e lartë u bënë thirrje të gjitha komuniteteve që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të dalë në vendregjistrime, meqë sic tha ambasadori Everts, shtyrja e afatit nënkupton shpenzime të reja dhe mjaft të mëdha, prandaj, ky është rasti i fundit për të gjithë ata që janë hamendur deri tash për t’u regjistruar, pasiqë nuk do të ketë shtyrje të re. Deri tash në dy proceset e regjistrimit në vitin e kalaur dhe atë të këtij viti janë regjistruar mbi një milion votues nga të cilët 930 mijë ishin vetëm për zgjedhjet vendore të 28 tetorit të vitit 2000. Duke arsyetuar zgjatjen e afatit për regjistrim, ambasadori Everts tha se gjatë disa ditëve të fundit është shënuar një shtim, sic u shpreh ai, spektakular i numrit të serbëve të regjistruar. “Brenda Kosovës deri tash janë regjistruar afro 20 mijë veta që paraqet gjysmën e votuesve të mundshëm të këtij komuniteti. Ndersa në Serbi janë regjsitruar afro 60 mijë veta, tha zoti Everts për të shtuar se në Mal të Zi janë regjistruar rreth një mijë të tjerë”.

Sipas OSBE-së vlerësohet se në listat e votuesve duhet të përfshihen rreth 130 mijë pjestarë të komunitetit serb, të cilët kishin bojkotuar deri tash këtë proces sikurse edhe vetë procesin e zgjedhjeve. Synimi i zyrtarëve ndërkombëtarë është që procesi i regjistrimit të jetë sa më gjithpërfshirës në mënyrë që të sigurohet një pjesmarje sa më e gjerë edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Mirëpo autoritetet pohojnë se ekzistojnë probleme posacërisht në veriun e qytetit të ndarë të Mitrovicës ku ka rezistencë në përfshirjen e serbëve në këtë proces. Sidoqoftë, zyrtarët shfrytëzuan rastin t’u bëjnë thirrje pjestarëve të komunitteit serb që t’I japin fund bojkotimit të deritashëm të zgjedhjeve duke tërhequr vërejtjen se në parlamentin e ardhshëm të Kosovës ata kanë dhjetë vende të caktuara, ndërsa pjesmarrja në zgjedhje mund t’u sjellë 9 vende të tjera duke ju siguruar kësisoji një përfaqësim mjaft

XS
SM
MD
LG