Lidhje

Nato: Karaxhiç dhe Mlladiç duhen kapur - 2001-09-05


Komandanti i forcave paqeruajtëse të Natos në Bosnjë-Hercegovinë thotë se të dyshuarit kryesorë për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Radko Mlladiç, është e vështirë të kapen pasi ata shkojnë e vijnë nga Bosnja dhe vende të tjera, ku forcat e tij nuk kanë juridiksion.

Komandanti amerikan, Michael Dodson, thotë se është e nevojshme një strategji rajonale për të kapur këta dy persona që kërkohen prej një kohe të gjatë, pasi mandati i forcës së tij nuk i kapërcen kufijtë e Bosnjës.

Agjencia franceze e lajmeve citon kryeprokuroren e Gjykatës për Krimet e Luftës, Karla del Ponte, sipas së cilës zoti Mlladiç ndodhet në Serbi. Ajo thotë se gjykata e Kombeve të Bashkuara ka nevojë për ndihmën e Serbisë për ta kapur dhe transferuar atë në Hagë.

Ndërkohë, zonja del Ponte i siguroi zyrtarët serbë se gjykata po heton edhe lidhur me krimet e luftës që mendohet se mund të kenë kryer shqiptarët kundër serbëve në Kosovë. Të mërkurën, zonja del Ponte do të zhvillojë një takim në Sarajevë me zyrtarët e Bosnjes dhe ata të Natos.

XS
SM
MD
LG