Lidhje

Trajtimi i ri i prostatit - 2001-08-29


Kur doktorët duan të dinë nëse një mashkull ka kancer të gjendres së prostatit, ata masin nivelin e gjakut të një kimikati të quajtur antigen specifik prostati. Por niveli i këtij antigeni nuk është një përcaktim i përsosur, pasi ai mund të jetë i lartë edhe në kushte jo kanceroze.

Një metodë më e mirë për të diktuar kancerin e prostatit janë mostrat e indeve. Megjithatë, zbulimi i një tumori nuk do të thote se të gjitha janë vdekjeprurëse dhe kanë nevojë për terapi të njejtë. Por si do të arrijë një doktor të përcaktojë? Ja si e shpjegon një studim i fundit i revistës periodike Nature.

Ekipi i shkencëtarëve të shkollës mjekësore të Universitetit të Michiganit i drejtuar nga doktori Arul Chinnaiyan, bëri krahasimin e qindra mostrave të indeve të prostatit normale dhe kanceroze për të parë se cfare gjenesh gjendeshin më shpeshtë në kancer. Ata e bënë këtë duke përdorur një teknologji të fundit e cila i lejon shkencëtarët t’i mbledhin gjenet bashkë, në të ashtuquajturin profil të ADN-së. "Sic e kemi përshkruar edhe në studimin tonë, ne kemi gjetur rreth 200 gjene nga 10 mijë që po studionim, të cilat kanë lidhje me kancerin e prostastit, qoftë ky kancer në rritje apo në ulje" tha doktori.

Shumë nga genet e studiuara, tashmë kanë qënë të lidhura me kancerin, megjithatë disa të tjera nuk ishin zbuluar deri sot. Sipas zotit Chinnaiyan dhe kolegëve të tij, ajo që rezulton nga studimi është nje grup i zgjedhur genesh të cilat përcaktojnë përbërjen molekulare të kancerit të prostatit. Nëse ndonjë kombinacion është gjetur në një mostër tumori, atëherë ai mund ta informojë doktorin mbi statusin e kancerit.

"Nëpërmjet vëzhgimit me mikroskop një mjek patolog mund të thotë nëse pacienti ka apo jo kancer. Megjithatë këto lloj shenjash do të ndihmojnë në studimin e mjekut, do të japin informacione mbi gjendjen e kancerit si dhe nëse ky pacient ka nevojë të trajtohet apo thjesht të mbikqyret" thote mjeku.

Sipas shkencëtarit të administratës së Ushqimit dhe Ilaceve, Emmanuel Petricoin, aftësia për t’ia përshtatur trajtimin mjeksor pacientëve, varet nga ilaçet të cilat godasin proteina të vecanta kanceri në tumorin e pacientit. "Ne të ardhmen, kur ne të kemi më shumë nga këto proteina, do të kemi mundësinë për t’i sqaruar më hollësisht këto analiza si dhe do të krijojmë përshkrime të detajuara të cilat do të parashikojnë rezultatet dhe do të ndihmojnë në strategji specifike kurimi". Studimi gjenetik i Universitetit të Michiganit aplikoi një teknikë që shkencëtarët e kanë përdorur për forma të tjera kanceri gjatë viteve të fundit. Doktori i Institutit Kombëtar të Kancerit, Lance Liota tha se një analizë e tillë tumori, është e ardhmja e terapisë së kancerit. Ai tha se instituti po e vazhdon studimin duke kërkuar gjithashtu për mënyra ndërmjet të cilave sinjalet kimike të kancerit janë dërguar.

"Më pas ne do t’i krijojmë terapi specifike për rrugën e çregulluar të kancerit të pacientit. Kemi terapi të cilat kanë një shans të madh për të qënë efektive, kanë më pak lendë toksike si dhe kanë një shans më të madh për t’i rezistuar rritjes së tumorit". Dr. Liota tha se kjo punë mund të sjellë në kombinacione ilacesh si kombinacione proteinash, dhe do të krijojë një terapi më të plotë sesa ajo cfarë një ilac i vetëm për cdo proteinë mund të sjellë. Kjo lloj terapie mund te krijojë rezistenca ndaj përzierjes.

XS
SM
MD
LG