Lidhje

Robertson përshendet suksesin e misionit - 2001-08-24


Sekretari i Përgjithshëm i Natos George Robertson përshëndeti suksesin e deritanishëm të aleances së Natos për mbledhjen e armëve nga luftëtarët shqiptarë në Maqedoni.

Duke folur në pikën e grumbullimit te arëmve në Krivolak, duke inspektuar 750 armët e grumbulluara zoti Robertson u bëri thirrje luftëtarëve shqiptarë ta mbajnë deri në fund premtimin. Po ashtu ai u bëri thirrje politikanëve të vendit të ndihmojnë procesin e paqes duke miratuar reformat ligjore.

Sekretari i përgjithshëm i Natos shkoi sot në Maqedoni dhe u takua me presidentin Boris Trajkovski dhe kryeministrin Lubco Georgievski. Zyrtarët e Natos thonë se dje u dorëzuan rreth 300 armë ndër to edhe armë kundërajrore dhe anti-tank. Aleanca e Natos ka si synim të grumbullojë rreth 3 mijë e 300 armë gjatë operacinit 30 ditor. Por shumë maqedonas thonë se ky numër është tepër i ulët. Zyrtarët e qeverisë thonë se luftëtarët shqiptarë kanë rreth 85 mijë armë.

XS
SM
MD
LG