Lidhje

Serbia kërkon garanci sigurie për zgjedhjet në Kosovë - 2001-07-29


Koalicioni qeverisës i Sërbisë deklaroi se do të mbështesë zgjedhjet e ardhëshme në Kosovë vetëm nëqoftëse serbëve atje do t’u garantohet një siguri më e madhe.

Koalicioni tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, që administrojnë Kosovën nuk kanë bërë asgjë për të krijuar kushtet për zgjedhje demokratike që kur morën nën kontroll gjendjen atje dy vjet më parë.

Forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndaluar shtypjen serbe ndaj shqiptarëve. Më shumë se 200 mijë serbë janë larguar nga Kosova pas valës së sulmeve hakmarrëse të shqiptarëve.

Koalicioni pro-demokracisë thotë se do t’u bëjë thirrje serbëve që kanë mbetur në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit, vetëm nëqoftëse shikon se merren masa konkrete për sigurinë e tyre. Koalicioni shprehet gjithashut se do të donte që serbët, të cilët kanë ikur nga Kosova të kenë mundësi të rikthehen.

Pjesa më e madhe e serbëve që janë ende në Kosovë jetojnë në enklavat e tyre nën mbrojtjen e trupave të NATO-s. Shumica e tyre i bojkotuan zgjedhjet vendore vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG