Pentagoni synon të paraqesë një kërkesë për të filluar një tjetër raund mbylljesh të disa bazave ushtarake. Burime të Pentagonit i thanë Zërit të Amerikës se Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld iu dha këtë javë propozimi për miratim. Burimet thonë se sipas planifikimeve, propozimi do t’i paraqitet nesër Kongresit. Nuk është bërë ende e ditur se cilat baza planifikohet të mbyllen. Një zyrtar i lartë i Pentagonit thotë se Sekretari Rumsfeld do të përpiqet të sigurojë miratimin e propozimit, pavarësisht nga kundërshtimet që priten nga disa anëtarë të Kongresit, të cilët tradicionalisht i kundërvihen mbylljes së bazave ushtarake në shtetet e tyre.