Lidhje

Amnesty International për racizmin - 2001-07-25


Në një raport të ri të Organizatës Amnesty International thuhet se asnjë vend i botës nuk është i çliruar nga ndjenjat e racizmit dhe i bëhet thirrje qeverive t’i përkushtohen më tepër mënyrave për ta ndaluar atë. Në studimin që u publikua sot, përmenden Britania, Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rwanda dhe Turqia si vende ku racizmi ndikon në sistemin e drejtësisë. Në raportin e Amnesty International thuhet se sipas studimeve të vazhdueshme, në Shtetet e Bashkuara problemi i racës është një problem kyç kur është fjala për të përcaktuar personat që dënohen me vdekje. Në raport thuhet gjithashtu se policia në Britani ka prirjen të jetë e pavëmendshme kur është fjala për të mbajtur qëndrim ndaj sulmeve raciste.

XS
SM
MD
LG