Lidhje

Bush për emigracionin - 2001-07-24


Një grup këshilltarësh të presidentit Bush i sugjeruan atij që të mbështes një plan për të lejuar emigrantët e paligjshëm nga Meksika që të aplikojnë për status të përhershëm banimi në Shtetet e Bashkuara. E përditshmja The New York Times, duke iu referuar një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë shkruan sot se propozimi ishte rezultat i një takimi të udhëhequr nga sekretari i shtetit Colin Powell dhe sekretari i drejtësisë John Ashcroft. Zyrtarët amerikanë dhe ata meksikanë kishin kohë që po zhvillonin bisedime rreth një programi për t’u dhënë viza të përkohshme pune emigrantëve nga Meksika që jetojnë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të këtij programi edhe emigrantëve të tjerë nga Meksika në të ardhmen do t’u lejohet që të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Sekretari i shtetit Powell dhe sekretari i drejtësisë Ashcroft duhej të dalin me një propozim për emigrantët nga Meksika para se presidenti Bush të takohet me homologun e tij meksikan, Viçence Fox në fillim të shtatorit.

XS
SM
MD
LG