Lidhje

Kalendari historik i datës 24 korrik - 2001-07-24


Më 24 korrik të vitit 1959, nën-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Richard Nixon, dhe kryeministri sovjetik, Nikita Hrushov, zhvilluan një nga debatet më mbresëlënëse të periudhës së Luftës së Ftohtë. Zoti Nikson ndodhej në Moskë për ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Kombëtare Amerikane me prodhimet dhe simbolet e stilit të jetesës në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti dhe zoti Hrushov shkëmbyen me pasion pikpamjet e tyre rreth avantazheve të demokracisë ndaj komunizmit, kur po vizitonin ekspozitën. Ata u ndalën përpara maketit të një tipi shtëpie që blenin amerikanët me të ardhura mesatare. Atje ata shprehën me forcë pikpamjet e tyre lidhur me çështjen nëse demokracia apo komunizmi plotësonin më mirë nevojat e popullatës. Kur zoti Nixon u kthye në Uashington foli për debatin e pasionuar me Hrushovin “që njihet si debati i kuzhinës”, dhe rreth diskutimeve të tyre me një ton më të qetë në vilën e kryeministrit sovjetik. Nënpresidenti Nikson e përshkroi “debatin e kuzhinës” si një shkëmbim pozitiv dhe të sinqertë të pikpamjeve për disa probleme kryesore.

Më 24 korrik 1787, delegatët e Kuvendit kushtetues në Filadelfia emëruan një komision për të hartuar projket-kushtetutën e parë të vendit. Për të siguruar balancën, anëtarët e komisionit prej pesë vetësh u zgjodhën nga të gjitha rajonet e vendit. Atyre iu dha 10 ditë kohë për të hedhur në letër mendimet e shprehura gjatë debatit 2-mujor. Edmund Randolph nga Viginia u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të komisionit që të bazoheshin në dy ide themelore. Së pari, në dokument të përfshiheshin vetëm parimet themelore, pa e mbushur dokumentin me hollësi të tepërta dhe së dyti, gjuha e dokumentit të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Edhe sot pas më shumë se 200 vjetësh, ajo Kushtetutë dhe ato kritere vazhdojnë të drejtojnë Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e tyre.

XS
SM
MD
LG