Sëmundja Alcaimer shkakton degradimin e ngadalshëm dhe të vazhdueshëm të trurit. Siptomat e para, që vënë re njerëzit, si humbja e kujtesës dhe vështirësitë e të folurit duan vite që të zhvillohen. Por teknika e re e bën më të lehtë zbulimin e sëmundjes.
Studjuesit në spitalin kombëtar në Londër studjuan disa njerëz, pjesëtarë të familjes të të cilëve kishin vuajtur nga sëmundja Alcaimer, por që ata vetë nuk kishin vënë re simptoma të sëmundjes. Studjuesit u bënë personave në fjalë grafi në tru të paktën një herë në vit. Ajo që ndryshonte në studim ishte mënyra që studjuesit vepruan me imazhet. Duke përdorur teknologji tepër të përparuar, ata i vendosën imazhet mbi njeri tjetrin dhe panë se si truri tkurrej nga viti në vit, shenjë kjo e sëmundjes.
Kjo teknikë ishte aq e efektshme gjatë studimit sa që mund të zbulonte sëmundjen Alcaimer deri në 3 vjet para se pacientët të vinin re ndonjë humbje të kujtesës. Studjuesit thonë se kjo teknikë eksperimentale mund të përdoret një ditë për të ndihmuar në konfirmimin e diagnozës në fazat e para të Acaimerit ose për të mbiqyrur njerzit, që janë më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje. Tani për tani, nuk ekzistojnë kura për të ndaluar përparimin e kësaj sëmundjeje, por studjuesit parashikojnë se ilaçet e reja që zbulohen për diagnostikimin e Alcaimerit në fazat e para do të jenë kritike.