Lidhje

Cheney kthehet në punë pas operacionit në zemër - 2001-06-30


Nënpresidenti amerikan Richard Cheney u kthye sot në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë, pas operacionit në zemër që bëri të shtunën për vendosjen e një pacemakeri. Dje, zoti Cheney qëndroi në shtëpi, për t’u mësuar me pajisjen e re, e cila do të kontrollojë aritminë e zemrës. Kjo ishte ndërhyrja e tretë në zemër që i bëhet zotit Cheney që nga muaji nëntor, në prag të zgjedhjeve presidenciale. Mjekët thonë se pacemakeri, nuk do ta kufizojë veprimtarinë e përditëshme të zotit Cheney si nënpresident.

XS
SM
MD
LG