Lidhje

Kalendari historik i datës 23 maj - 2001-05-23


Më 23 maj 1619, një anije holandeze arriti në koloninë e Virgjinias, duke sjellë një grup njerëzish, që besohet të ishin skllevërit e parë zezak në Amerikë. Grupi prej 20 afrikanësh të rrëmbyer u shitën në Jamestown, të Virgjinias, si punëtorë për një fabrikë duhani. Deri më 1670, ligji dhe zakonet e atëhershme përcaktonin statusin e afrikanëve nëpër kolonitë amerikane si skllevër. Kur kolonitë shpallën pavarësinë e tyre nga Anglia më 1776, në Shtetet e Bashkuara ndodheshin rreth 500 mijë skllevër zezak, shumica e të cilëve ishin të përqëndruar në jug të vendit. Pambuku u bë një nga bimët bujqësore kryesore në atë rajon kur Eli Whitney zbuloi makinën për pastrimin e pambukut më 1793. Me anë të kësaj makine një skllav i vetëm mund të hiqte farat nga rreth 23 kilogram pambuk brenda një dite, sasi kjo shumë më e madhe se më parë. Kjo nxiti një rritje të madhe në industrinë e pambukut, dhe përdorimin gjithnjë më të madh të skllevërve, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Në shekullin e 19-të, skllevëria u bë çështje debatesh te ashpra në Amerikë, që çoi edhe në luftën civile më 1860, kur shtetet nga jugu i vendit vendosën të shkëputeshin nga federata për shkak të vendimit të qeverisë për të ndaluar skllevërin. Megjithatë, jugu humbi luftën dhe skllevërit fituan lirinë.

Ai quhej Christopher Carson, por njeriu i cili vdiq në Fort Lyon të Kolorados, më 23 maj 1868 do të mbahet mend gjithmonë me emrin ”Kit” Carson. Ai ishte një figurë legjendare për tridhjetë vite. Carson ishte gjuetar, ushtar, eksplorues dhe gjeolog në rajonin e Maleve Roki dhe në shkretirën në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ai udhëhoqi ushtrinë për në Oregon dhe Californi, në misionin që kishin për qëllim përpilimin e hartave. Carson gjithashtu ndihmoi forcat e federatës në mbrojtjen e territorit të New Mexicos gjatë Luftës Civile në Amerikë. Njohuria e tij e thellë mbi indianët e Amerikës luajti një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis fiseve indiane dhe amerikanëve që u shpërngulën drejt territoreve në jugperëndim të vendit.

XS
SM
MD
LG