Lidhje

Bashkimi Evropian kundër  trafikut të drogës - 2001-05-23


Propozimi parashikon ligje kundër trafikut të drogës në të 15 vendet e bashkimit evropian duke paraqitur përkufizime të qarta dhe sanksione minimale kundër trafikantëve të drogës.

Në një deklaratë komisioneri për çështjet e brendëshme dhe të drejtësisë të Bashkimit Evropian, Antonio Vitorino, tha se bashkëpunimi i ngushtë midis autoriteteve policore, atyre të drejtësisë dhe doganave në vendet anëtare është tepër kritik për të luftuar trafikun e drogës.

Që bashkëpunimi të jetë i efektshëm tha ai, duhet të ketë objektiva dhe parime të njejta. Plani, i cili nuk është bërë i njohur zyrtarisht, thuhet se propozon që dënimi maksimal për trafikun e drogës në bashkimin evropian të jetë të paktën pesë vjet ose shtatë në raste të veçanta. Propozimi, i cili duhet të miratohet nga qeveritë e 15 vendeve të Bashkimit Evropian thuhet se do të përfshijë edhe një klauzolë për të ulur dënimin e shkelësve që ndihmojnë policinë të kapë anëtarët e rrjeteve të drogës. Gjithashtu plani bën thirrje që Komisioni evropian të vlerësojë zbatimin e masave nga vendet anëtare çdo pesë vjet.

Komisioni tha se masa është pjesë e një strategjie të bashkimit evropian kundër trafikut të drogës, i cili thuhet se kërcënon shëndetin, sigurinë dhe standardin e jetesës në të gjithë bashkimin evropian.

XS
SM
MD
LG