Lidhje

Gleevec mund të shërojë një lloj tjetër kanceri - 2001-05-14


Shkencëtarët thonë se një ilaç i miratuar javën e kaluar nga qeveria amerikane për trajtimin e leuçemisë ka treguar se është i suksesshëm edhe kundër një lloji tjetër kanceri. Në një raport të botuar dje nga shoqata amerikane e Onkologjisë Klinike në San Francisko, shkencëtarët thonë se ilaçi i ri Gleevec, është treguar i efektshëm edhe në trajtimin e tumorëve gastrointestinalë ndaj të cilëve kimoterapia nuk ka dhënë rezultat. Këta lloj tumorësh shfaqen midis stomakut dhe ezofagut ose zorrëve. Një nga shkencëtarët thotë se gjatë gjatë dhënies së përditëshme të ilaçit Gleevec për 148 të sëmurë me tumorë të tillë, tek 59 përqind e tyre u vu re se tumori u zvogëlua mjaft. Ilaçi i ri po provohet edhe për mjekimin e kancereve të gjirit, prostatës dhe mushkërive. Rreth 5 mijë amerikanë preken çdo vit nga tumori gastrointestinal. Nëse tumori nuk hiqet me mjete kirugjike, të sëmurët zakonisht vdesin brenda një viti nga dita e diagnostikimit.

XS
SM
MD
LG