Lidhje

Sekretari Powell flet për politikën e jashtëme - 2001-05-14


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se do të diskutojë për një kornizë të re të mbrojtjes strategjike kur të takohet me ministrin e jashtëm rus Igor Ivanov të premten në Uashington.

Në një intervistë që i dha rrjetit televiziv CNN, zoti Powell tha se shpreson se bisedimet lidhur me planet amerikane për mbrojtjen nga raketat do të kenë sukses. Ai tha se përgjigja negative e Rusisë ndaj sistemit të mbrojtjes nga raketat e propozuar nga presidenti Bush nuk ishte e papritur.

Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta marrin parasysh pikpamjen e Rusisë. Ndërkohë, zoti Powell tha se presidenti i Taiwanit, Chen Shui Bian do të lejohet të qendrojë tre ditë në New-York javen ardhëshme megjithë kundërshtimin e Kinës.

Sekretari amerikan i shtetit tha se kishte vendosur t’i japë udhëheqësit taivanez vizë tranziti për një ndalesë në New-York gjatë udhëtimit të tij për në Amerikën Latine kurse gjatë kthimit ai mund të ndalojë për një natë edhe në Texas.

Zoti Powell tha se do të përpiqet të sigurojë zyrtarët kinezë në Pekin se me ky vendim nuk duhet t’i shqetësojë kinezët dhe se nga kjo nuk do të dëmtohen marrëdhëniet amerikano-kineze. Kina e ka kundërshtuar ashpër ndalesën e udhëheqësit taivanez në Shtetet e Bashkuara duke e cilësuar atë si një njohje amerikane për Taivanin. Sekretari i shtetit tha gjatë intervistës për CNN-in se negociatorët amerikanë shpresojnë të përfundojnë brënda disa ditëve bisedimet për çështjen e aeroplanit vëzhgues amerikan në mënyrë që ai të mund të kthehet në Shtetet e Bashkuara. Avioni u dëmtua muajin e kaluar pas një përplasjeje me një aeroplan luftarak kinez. Sekretari i shtetit u pyet gjithashtu edhe për dhunën në Lindjen e Mesme. Ai tha është shumë shqetsues fakti se cikli u dhunës po vazhdon. Ai tha se duhet bërë çdo gjë që ky cikël të ndalet. Zoti Powell u pyet edhe mbi planet amerikane për ndërtimin e një sitemi mbrojtës kundër raketave i cili ka shkaktuar shqetësim të madh në Rusi dhe në disa vende aleate të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Powell i hodhi poshtë kritikat se gjoja Shtetet e Bashkuara po veprojnë në mënyrë arrogante për të çuar përpara planet e tyre për këtë sistem.

XS
SM
MD
LG