Paqeruajtësit e Natos në Kosovë kapën një kamion me armë që mendohet se do t’u dërgoheshin luftëtarëve shqiptarë në Serbinë jugore dhe arrestuan shtatë veta. Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse tha se një njësi speciale italiane e ndaloi kamionin dje në mbrëmje në Pejë. Ai tha se në kamion ishin 52 raket-hedhëse, rreth 20 armë kundër tanke, pesë raketa të tipit SAM-7, dy mortaja, pushkë dhe municion. ZëdhënësI theksoi se kamioni u kap pas një muaj hetmish. Ai tha se personat e arrestuar në lidhje me këto armë janë nga Kroacia, Maqedonia, Bullgaria dhe Kosova.