Lidhje

Zgjedhjet në Britani - 2001-05-10


Kryeministri britanik Tony Blair dhe udhëheqësi rival i Partisë Konservatore William Hague po e përqendrojnë vemendjen te çështjet ekonomike ndërkohë që fillojnë fushatën për postin e kryeministrit. Zoti Blair ka thënë se ekonomia do të jetë tema përcaktuese në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai thotë se qeveria e tij ka ulur papunësinë dhe inflacionin por kërkon një mandat tjetër për të përfunduar reformat ekonomike. Nga ana e tij, zoti Hague do të bëjë thirrje sot për një shkurtim taksash prej më shumë se 11 miliard dollarësh. Ai ka premtuar ta mbajë stërlinën britanike jashtë zonës së euros. Kryeministri Tony Blair është për një pjesmarrje më të madhe të Britanisë në sistemin e monedhës së njësuar evropiane. Sipas anketave të opinionit, zoti Blair kryeson me të paktën 20 përqind ndaj rivalit të tij.

XS
SM
MD
LG