Lidhje

Kosovë: KFOR pezullon përkohësisht mbështetjen për FSK


Kosovë: KFOR pezullon përkohësisht mbështetjen për FSK
Kosovë: KFOR pezullon përkohësisht mbështetjen për FSK

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shkak të paraqitjes së pjesëtarëve të armatosur të saj në një manifestim përkujtimor në Prishtinë. Autoritetet vendase ndërkaq presin tejkalimin e situatës së krijuar, ndërsa vlerësojnë se roli i KFOR-it në ngritjen e kësaj force është i domosdoshëm. Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është duke u ngritur nga KFOR-i do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë të armatosur lehtë dhe 800 pjesëtarë rezervë, ndërsa kompletimi i saj pritet të zgjasë deri në vitin 2012. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

XS
SM
MD
LG