Në Prishtinë, autoritetet i kanë bërë thirrje sërish Beogradit që të njohe realitetin e ri në Kosovë të krijuar me shpalljen e pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008. Pavarësia e Kosovës, vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Beogradi, ndërsa është njohur deri tani nga 65 vende të botës.