Lidhje

Fillon fushata parazgjedhore në Prizren dhe Lipjan


Në dy komuna të Kosovës ku të dielën do të rivotohet për pushtetin lokal, sot ka filluar fushata zgjedhore që do të zgjasë pesë ditë. Rivotimet në Prizren e Lipjan u urdhëruan nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve për shkak të parregullsive që përshkuan raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar. E paqartë ndërkaq vazhdon të mbetet çështja nëse do të ketë apo jo rivotime në komunën e Gjilanit, ku po ashtu janë regjistruar parregullsi. Përmbyllja e procesit të zgjedhjeve për pushtetin lokal pritet të ushtrojë ndikim edhe në qeverinë qendrore të vendit.

XS
SM
MD
LG