Lidhje

Jepen vlerësimet e kritikës së filmit


Është zhvilluar mbrëmë në Kaliforni , ceremonia e ndarjes së çmimeve të kritikës së filmit në SHBA. Ka spikatur në këtë mbrëmje filmi “AVATAR” i cili u vlerësua së shumti për teknologjinë e lartë të përdorur në film. Ai u pasua dhe nga filmi “Inglorius Bastards”, i cili mori gjithashtu disa çmime.

Filmi më i mirë nga kritika u vlerësua filmi “ The Hurt Locker”, film i cili u vlerësua dhe për regjinë më t mirë. Regjizorja Kathrin Bigelou falenderoi për këtë çmim producentin dhe skenaristin e filmit Mark Boal.

Për aktoren më të mirë u dhanë dy çmime në këtë ceremoni. Meril Streep fitoi me filmin “Juli dhe Xhulia. Aktorja e madhe tha se “ ndjehet mirë mbas kptyre ëmimeve pasi asaj i pëlqen ajo ëka bën”. Ndërs Sandra Bullok, tha se nuk kishte përgatitur fjalim për këtë mbrëmje por ajo tha se ndjehej e nderuar që ishte mes artistçve të mëdhenj”. Ajo fitoi për intrpretimi e saj në filmin “Blind Side”.


Xhef Bridge, u vlerësua me çmimin e aktorit më të mirë, dhe ai falenderoi për këtë çmim bashkëshorten e tij.


Filmi “Inglorious Bastards” u vlerësua me dy çmime , një për skenarin orogjinal, me të cilin u vlerësua Tarantino dhe një për aktorin mbpshtetës më të mirë, të cilin e fitoi Christopfh Waltz.

Fituesit e çmimeve të Kritikëis , janë përzgjedhur nga pjestarët e shoqatës së kritikëve të filmit, grupi më i madh i kritikës së filmit në Amerikë, ku përfshihen 200 kritikë të televizioneve, radios dhe internetit.

XS
SM
MD
LG