Lidhje

Kompania e internetit  "Google" dhe marrëdhëniet e saj me Kinën


Katër vite më parë, kompania gjigande e kërkimeve në internet, "Google", vendosi të ofronte shërbimet e saja në tregun kinez pasi ra dakord me qeverinë në Pekin se ajo do të ofronte rezultate të censuruara të kërkimeve në faqën e saj të internetit.

Këtë javë, kjo kompani me bazë në Kaliforni ndryshoi kursin pasi njoftoi se kompjuterët e saj ishin sulmuar së bashku me informacionet e korporatës dhe e-mailat e aktivistëve kinez për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësja e kompanisë "Google" Xhesika Pouell tha se sulmet në serverët e kompanisë erdhën nga Kina.

“Si rezultat i këtyre sulmeve dhe duke përfshirë edhe rrethanat në Kinë, ne kemi vendosur të rishqyrtojmë realizueshmërin e operacioneve tona të biznesit atje dhe me prirje të mirë ne me të vertetë nuk mund të vazhdojmë operimin e faqes së internetit me kërkime të filtruara në Kinë.”

Kompania Google nuk e ka akuzuar qeverinë Kineze për këtë incident në mënyrë të veçant, por kjo u nënkuptua nga përfundimet e përgjithshme dhe të dhënat nga njoftimi i kësaj kompanie.

Kur Google ra dakord për censurën si kusht për të ofruar faqën e saj të internetit në gjuhen kineze në vitin 2006, kompania u përball me kritika të shumta. Të paktën njëri nga këta kritikë, Dani O’Brian nga Fondacioni i Kufijve Elektronik, tha se këtë herë, kompania Google ndërmorri një vendim të drejtë.

“Ndërkohë unë flas si dikush që e ka kritikuar pandërprerë Google-in dhe si përfaqësues i një organizate për të drejtat civile. Por në këtë rast duket se ata kanë ndërmarrë një vendim të drejtë. Ata dëshiruan të mbronin të dhënat private të përdoruesve të saj, dhe kompania morri këtë vendim pasi ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte shërbimet e saj ndaj të gjithë përdoruesve të saj pas këtij incidenti”.

Disa komentatorë kanë sugjeruar se Google mund të ketë vepruar në bazë të principeve të saja ndërkohë që ai shton se kjo kompani me bazë në Shtetet e Bashkuara kishte arritur pak sukses në krahasim me rivalen e saj kryesore kineze, kompanin Baidu. O’Brien thotë se Google po bënë një sakrificë të madhe duke u tërhequr nga tregu i madhë kinez në rritje.

“Por në të njejën kohë, në se Google fiton një reputacion si një kompani e cila është e gatshme të tërhiqet pas përpjekjeve të ndonjë qeverie për të siguruar informacione personale të shfrytëzuesve, një gjë e tillë do të shkaktonte dëme të mëdha për reputacion e saj mes shfrytëzuesve të saj personal dhe atyre të korporatave të cilët janë në rritje”.

Edhe pse të dy kompanitë Google dhe Baidu censoruan rezultatet e kërkimeve në faqet e tyre të internetit në Kinë, ato nuk ishin të ngjashme, thotë Rebeka MakKinon, ish editore kryesore e CNN-t në Pekin dhe tashmë studiuese në Institutin për Shoqëri të Hapur.

“Çdo herë që unë kam provuar të shkruaj një kërkim në faqen e internetit të Google-s në gjuhen kineze me terme të ndjeshme politike, gjithmonë e kam kuptuar se kjo faqe e kërkimit në internet ofron më shumë rezultate dhe informacione me të avancuara se sa rivalja e saj Baidu, e cila censoron kërkimet edhe më shumë.”

Zonja MakKinnon thotë se reagimet e shfrytëzuesve kinez të internetit ndaj njoftimit të Google-s janë të ndryshme.

“Disa nga shfrytëzuesit kinez të internetit dhe veçanërishtata të cilët janë më të avancuar teknologjikisht, në fakt e kanë mirëpritur këtë vendim pasi ata ishin tepër të shqetësuar për censurën në rritje gjatë viteve të fundit. Ata mendojnë se është e drejtë që një kompani ndërkombëtare si Google vendosi të thoshte “se nuk do të toleronin më këto kushte dhe se ky censurim ishte një gabim”.

Por në anën tjetër, zonja MekKinon thotë se shfrytëzuesit e tjerë kinez të internetit janë të shqetësuar me terheqjen e Google-s nga tregu kinez pasi ata mendojnë se ky veprim do të rezultoj në një internet më të kufizuar dhe më pak të lidhur me botën e jashtme.
Ndërkohë, Dani O’Brian nga Fondacioni i Kufijve Elektronik spekulon se Google mund të përdorë përvojën e saj të madhe teknike për të ndihmuar shfrytëzuesit kinez të internetit të tejkalojnë kufizimet zyrtare.

“Ajo që mund të ndodhë është një ndryshim i strategjisë së inxhinjerëve të zot të Google-it. Deri me tani ata punuan për të filtruar sa me mirë internetin kinez. Tani, pres që ata do të kalojnë kohën duke bërë përpjekje për tu ofruar shfrytëzuesve të tyre mundësin për të tejkaluar kufizimet e internetit nga qeveria kineze”.

Të premtën, Qendra kineze për Rrjetin e Informacioneve të Internetit njoftoi se numri i shfrytëzuesve të internetit në vend shënoi rritje për 30 përqind gjatë vitit të kaluar. Me 384 milion përdorues Kina ka numrin më të madhë të shfrytëzuesve të internetit në botë.//mm//

XS
SM
MD
LG