Lidhje

Vazhdon të përmirësohet gjendja pas përmbytjeve në Shkodër


Situata ne zonat e permbytjes ne rrethin e Shkodres, ka njohur permiresim edhe gjate dites se sotme. Ujrat vazhdojne te terhiqen nga siperfaqet e permbytura, kjo per shkak te nderprerjes se shkarkimeve nga tre hidrocentralet e kaskades se Lumit Drin si dhe motit te mire qe po vazhdon prej pese ditesh.
Në zonat e përmbytura në Shkoder po japin ndihmen e tyre edhe Forcat e sigurise se Kosoves. Korrepondenti ynë Pëllumb Sulo, ishte sot me ta ne zonen e permbytur ne Malin e Jushit, të komunës së Bushatit dhe përgatiti materialin në vazhdim.


Gjate tre diteve te fundit, ujrat jkane terhequr nga me shume se 3 mijë e 500 hektare toke bujqesore, nderkohe qe mbeten ende te permbytura rreth 8 mijë hektare toke , kryesisht ne Komunat Velipoje, Dajc dhe Ana e Malit. Pjesa me e madhe e banoreve te evakuuar nga zonat e rrezikut tashme jene rikthyer prane shtepive te tyre, megjith paralajmerimin e autoriteteve se ne keto zona rreziku vazhdon te jete i pranishem.

Nga 6 qendrat e pritjes, te ngritura ne qytetin e Shkodres per banoret e evakuuar nga zonat e permbytura, sot funksionon vetem njera prej tyre. Banoret e zonave te permbytura jane paralajmeruar qe te mos perdorin ujin e pishem per shkak te ndotjes se tij. Nderkohe, akset kryesore rrugore, qe ishin bllokuar per shkak te nivelit te lart te ujrave, tashme jane rihapur duke mundesuar hyrjen ne keto zona me ndihmen e automjeteve te medha, kryesisht te ushtrise dhe policise.

Edhe energjia elekrike eshte ritkthyer thuajse ne te gjithe zonat e permbytura. Gjate dites se sotme, vemendja e Komitetit nderministrior te emergjence se permbytjes ne Shkoder, eshte përqendruar ne shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe bazes ushqimore per bagetite si dhe ne perforcimin e argjinaturave pergjate lumejve te Shkodres.

XS
SM
MD
LG