Në Shqipëri kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli njoftoi sot se të
hënën parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për cështjen e
emergjencës në zonat e Shkodrës. Vendimi, sipas zonjës Topalli u mor
nga konferenca e kryetarëve për t'ju përgjigjur deputetëve të opozitës
disa prej të cilëve kishin deklaruar se do të hynin në parlament në
rast të një seance të jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar nga
përmbytjet. Por nga Partia Socialiste edhe sot qëndrimet e zonjës
Topalli u cilësuan si diversion ndaj opozitës.