Lidhje

Skena politike në Ukrainë para zgjedhjeve presidenciale


Ukraina këtë fundjavë do të votojë për të zgjedhur një president të ri. Në këtë kronikë nga Washingoni, korrespondenti i zërit të Amerikës, Andre De Nesnera, na njeh me skenën politike në Ukraninë.

Këtë vit në Ukrainë, ka 18 kandidatë për president, por analistët mendojnë se vetëm dy prej tyre kanë një shans real për të fituar.

Kryeministrja Julia Timoshenko, dhe Viktor Janukoviç, kryetar i “Partisë së Rajoneve”, një grup tepër i fuqishëm në parlamentin Ukrainas që ata e quajnë Rada.

Anketat tregojnë se zoti Janukoviç mund të marrë 30% të votave, ndërsa Zonja Timoshenko 20 %. Nëse asnjë kandidat nuk arrin të marrë 50% të votave, atëhere do të ketë një raund të dytë votimi midis 2 kandidatëve kryesorë, në shkurt.

Në vend të tretë, me shumë më pak vota të parashikuara, ndodhet presidenti aktual Viktor Jushçenko, që mendohet se mund të marrë vetëm 3 % të votave.

David Merpëls është pedagog në Universitetin Alberta në Kanada: "Ajo që është disi e çuditshme, është mënyra se si paraqitet zoti Jushçenko, sikur të ishte akoma një lojtar i rëndësishëm në arenën politike , dhe duket tepër i sigurtë që do të arrijë të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve. Nuk shoh ndonjë mundësi që të ndodhë diçka e tille, pasi ai thjesht nuk ka popularitetin apo mbështetjen e duhur në Ukraninë që të arrijë raundin e dytë.”

Analistët mendojnë se situata është shumë larg nga ajo e “Revolucionit Portokalli” në vitin 2004, kur mbështetësit e zotit Jushçenko dolën në protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që u shpallën të pavlefshme nga gjykata e lartë e Ukrainës.

Por që atëherë, situata politike e Ukrainës ka qënë në krizë, thotë Robert Legvold, i Universitetit Kolumbia.

"Është e qartë që forcat që bënë të mundur revolucionin nuk ishin koherente dhe nuk kishin impulsin e parteritetit. Kështu, kur më pas ambicjet personale fillian të ndiqnin interesat e tyre dhe të klaneve të tyre, atëhere filluan ndarjet dhe përçarjet midis tyre.”

Presindeti Jushçenko dhe ish aleatja e tij zonja Timoshenko filluan një luftë politike që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Analistët mendojnë se popullariteti kaq i ulët i Presidentit shpjegohet edhe me paaftësinë e tij për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit, ku ekonomia është tkurrur me 15 % vetëm vitin e fundit.

Zoti Marshall Goldman nga Universiteti Harvard thotë se ekonomia e Ukrainës eshtë ndikuar shumë nga varësia ndaj eksportit të çelikut dhe fakti që kërkesa për të ka rënë shumë:

"Si mund Ukranina të diversifikojë ekonominë e saj, në mënyrë që të mos jetë më e orientuar në teknologjinë e vjetër e bazuar në metale? Ata duhet të zgjerojnë spektrin ekonomik, por kjo nuk është diçka e lehtë.”

Ekspertët thonë se rezervat monetare janë përdorur për të forcuar monedhën ukrainase, dhe se vendi është tepër i varur tek kreditë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Robert Legvold thotë se një tjetër njollë kundër Zotit Jushçenko është paaftësia për të luftuar korrupsionin.

"Ai nuk ka bërë shumë- ose të paktën nuk ka arritur rezultate, në luftën kundër korrupsionit. Problemi vetëm është keqësuar. Ashtu sikurse edhe në Rusi, në rastin e presidentit Medvedev, nuk mund të hapësh një fushatë kundër korrupsionit i vetëm, por ama duhet të fillohet nga ata.”

Analistët mendojnë se lufta kundër korrupsionit dhe stimulimi i ekonomisë duhet të jenë përparësitë kryesore të presidentit të ri. Po ashtu edhe tema të tjera si anëtarësimi në Nato dhe përmisimi i marrëdhënieve me Rusinë, të cilat janë lënë disi në harresë gjatë presidencës së Jushçenkos. //rd//

XS
SM
MD
LG