Lidhje

Kryeparlamentarja Topalli, letër deputetëve socialistë


Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u dërgoi një letër të gjithë deputetëve socialistë duke i ftuar t'i japin fund bojkotit e duke i paralajmëruar se mandati i tyre digjet nëse nuk bëjnë betimin deri me 6 mars.

Në letrën e saj zonja Topalli saktëson se më datë 6 mars mbushen 6 muaj nga mbledhja e parlamentit të ri.

Ndërsa informon deputetët e opozitës për datat e seancave të parlamentit ajo shkruan se në këto seanca këta deputetë, kanë mundësi të ndërpresin bojkotin e të mos lejojnë mbarimin e mandatit për shkak të mosbërjes së betimit apo të mospjesmarrjes në punimet e parlamentit për 6 muaj rresht, sic parashikon Kushtetuta.

Por deri tani qëndrimi i socialistëve ka qenë kategorik. Kryetari Edi Rama ka saktësuar se pjesmarrja në parlament kushtëzohet me hapjen e kutive të votimit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Por situata problematike ne veri të vendit ka bërë që zëra nga partia socialiste të flasin për një pjesmarrje të mundshem nëse do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e përmbytjeve.

Kjo megjithatë nuk është konfirmuar nga drejtuesit e lartë socialistë, ndonëse seanca për këtë çështje është të hënën.

Nga ana tjetër disa deputetë të cilët janë rreshtuar prej kohësh kundër idesë së bojkotit kanë deklaruar publikisht se ata nuk do të lejojnë djegien e mandatit të tyre si deputetë. Ata kanë pohuar se kërkesën për ndërprerjen e bojkotit do ta përsërisin edhe gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste ditën e dielë.

XS
SM
MD
LG