Lidhje

Shkodër: Përmirësohet gjendja në zonat e përmbytjes


Dita e sotme shënoi përmirësim të situatës ne zonat e përmbytura prej 2 javësh në Shkodër. Hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin kanë ndërprerë shkarkimet, ndërkohë që moti është përmirësuar ndjeshëm.

Niveli i ujrave vazhdon të ulet, duke mundësuar rihapjen e rrugëve tokësore, në disa prej zonave të përmbytjes.

Megjithatë, situata vazhdon të jetë e rënduar në pjesën më të madhe të zonave te përmbytura dhe, kryesisht në komunat Dajç, Velipojë, Ana e Malit dhe Bushat. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës për të mos u rikthyer në banesat e tyre për shkak të pranisë së rrezikut dhe kërcënimit të epidemive.

Sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar me rreth 2000 hektarë, ndërkohe që uji eshte larguar në më shumë se 300 shtëpi.

Përmirësimi i situatës në disa prej zonave të përmbytura, po shoqërohet me shpërndarjen e ndihmave humanitare nga rezervat e shtetit shqiptar, Kryqi i Kuq si dhe një numer shoqatash jo qeveritare.

Në fshatin Kuç të komunes Guri i Zi, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur një operacion të gjerë, për të mbështetur me ndihma rreth 2000 familje të zonave të dëmtuara nga përmbytjet e këtij fillim viti. Të ndjekim kronikën e përgatitur.

XS
SM
MD
LG