Lidhje

Bota mobilizohet në ndihmë të viktimave të tërmetit në Haiti


Donatorë nga e gjithë bota po dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi, mjekë dhe furnizime ushqimore emergjente në Haiti, ku shumë nga trupat e viktimave kanë mbetur rrugëve të qytetit Port-o-Prins, pas tërmetit masiv të së martës.

Aeroplanët që transportojnë punonjës dhe furnizime nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Spanja dhe vende të tjera kanë arritur në Haiti, ndërkohë që shumë vende kanë premtuar ndihma.

Dhjetëra mijëra njerëz mendohet të kenë vdekur nga tërmeti 7 ballësh, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Uji, energjia elektrike dhe shërbimet e telekomunikacionit janë ndërprerë gjerësisht duke ndërlikuar përpjekjet e shpëtimit.

Tërmeti shkatërroi Port-o-Prinsin si dhe spitalin kryesor të qytetit. Pallati presidencial dhe ndërtesa e misionit të Kombeve të Bashkuara janë shembur gjithashtu. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka konfirmuar vdekjen e 22 punonjësve të organizatës që punonin në Haiti. 150 të tjerë nuk janë gjetur ende, duke përfshirë kreun e misionit Hedi Anabi.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se humbjet në Haiti janë tragjike. Sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti njoftoi 100 milion dollarë ndihma të tjera në mbështetje të përpjekjeve amerikane të ndihmave.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmave dhe qeveritë në të gjithë botën janë mobilizuar për përpjekje masive në ndihmë të viktimave të tërmetit të Haitit. Banka Botërore dhe FMN-ja do të japin nga 100 milion dollarë secila në fonde emergjence. OKB-ja do të japë 10 milion, ndërsa Bashkimi Evropian 4,3 milion dollarë ndihma. //ad//

XS
SM
MD
LG