Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka marrë vendim të prerë nëse do të ketë apo jo rivotime në Gjilan, por ka caktuar 31 janarin ditë të rivotimeve në Prizren e Lipjan. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se tejkalimi i gjendjes së krijuar varet nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ndihmë mund të japë edhe Gjykata e Lartë e vendit. Ata tërheqin vërejtjen se tërë paqartësitë janë pasojë e infrastrukturës kundërthënëse ligjore.