Lidhje

Banka qendrore amerikane nxori fitime rekord për vitin 2009


Banka qendrore amerikane nxori fitime rekord për vitin 2009 falë të ardhurave të mbledhura përmes masave urgjente që synonin ta nxirrnin ekonominë nga kriza.

Në një raport paraprak që doli sot, rezerva federale tha se do t’i kthejë mbi 46.1 miliardë dollarë qeverisë federale. Kjo shumë vjen nga të ardhurat që banka qendrore mori kryesisht nga investimet në letra me vlerë të Thesarit dhe të tjera letra me vlerë nga kreditë e shtëpive.

Rezerva Federale nxorri gjithashtu fitime nga huatë që u dha bankave dhe firmave të tjera.

Fitimet e bankës pasojnë shpenzime të pashembullta në investime Emergjence. Në fund të vitit 2009, banka kishte 1.5 trilion dollarë borxh qeveritar dhe shuma të tjera lidhur me kreditë e shtëpive.

XS
SM
MD
LG