Lidhje

Bashkëpunimi mes talebanëve dhe Al-Kaidës në veprimtari terroriste


Autori i sulmit që vrau 7 punonjës të CIA-s në një bazë amerikane në Afganistanin lindor, u pa të shtunën në një video krah për krah udhëheqësit taleban në Pakistan, Hakimullah Mehsud. Në këtë video, jordanezi Humam Khalil Abu Mulal al-Balawi thotë se ai do të hakmerrej për vrasjen e Baitullah Mehsudit, babai i Hakumullah Mehsudit. I jati i tij u vra nga një sulm amerikan gushtin e kaluar. Media njoftoi se al-Balawi ishte rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Jordania për të hyrë në rradhët e al-Kaidës, por në video al-Balawi thotë se ai shkoi tek muxhahedinët dhe u tregoi atyre rreth planit për të hyrë në rradhët e al-Kaidës. Ekspertët thonë se sulmi vetëvrasës i 30 dhjetorit tregon se talebanët në Pakistan dhe al-Kaida po bashkëpunojnë më ngushtë se më parë.

Mjeku jordanez Humam Khalil Abu Mulal al-Balawi, i cili muajin e kaluar vrau 7 oficerë të CIA-s, u pa në videon e transmetuar nga Al-Xhazira dhe nga një kanal pakistanez.Në videon e regjistruar para sulmit, al-Balawi thotë se do të hakmerret për vrasjen e Baitullah Mehsudit, udhëheqësi taleban në Pakistan, i cili u vra nga një sulm ajror amerikan vitin e kaluar.Personi në krah al-Balawit në video është Hakimullah Mehsudi, udhëhesësi i ri taleban në Pakistan.

Al-Balawi thotë se atij i ofruan miliona dollarë nga zbulimi jordanez dhe ai amerikan për të spiunuar për talebanët dhe al-Kaidën. Por ai u tregoi militantëve për këto plane.

“Shkova tek muxhahedinët dhe u thashë çdo gjë. Së bashku ne planifikuam këtë sulm”.

Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar.

CIA ka përdorur aeroplanët pa pilot për të sulmuar al-Kaidën dhe talebanët e Pakistanit. Që prej sulmit kundër CIA-s në bazën e Khostit, agjencia amerikane e zbulimit i ka shtuar këto sulme. Specialisti i al-Kaidës, Jarret Brachman thotë se sulmi vetëvrasës tregon se al-Kaida e ka shtuar bashkëpunimin me talebanët e Pakistanit.

“Al-Kaida po luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e ndjenjave militante në rajon. Mendoj se ndërsa al-Kaida hedh më shumë rrënjë në Pakistan, ne do të shikojmë më shumë sulme të bashkërenduara nga al-Kaida dhe talebanët e Pakistanit”.

Lajmet bëjnë të ditur se zbulimi jordanez mendonte se e kishte bindur mjekun al-Balawi që të mbështeste operacionet amerikane kundër al-Kaidës. Sipas lajmeve, al-Balawi ishte rekrutuar për të kapur ose vrarë Ayman al-Zawahiri, numri dy i al-Kaidës.E veja e Al-Balawit, Defne Bayrak, është turke. Ajo u tha gazetarëve në Stamboll se i shoqi nuk mund të kishte punuar për amerikanët.

Është e pamundur që ai të ishte agjent i amerikanëve, ai ishte armik i Amerikës. Ai vetëm e përdori Amerikën dhe Jordaninë për të realizuar objektivat e tij”. Në Shtetet e Bashkuara, familjet e oficerëve të vrarë të CIA-s u dhanë lamtumirën të dashurve të tyre. Varrimet e agjentëve të CIA-s shumë rallë janë bërë publike.

Në Boston, shërbimet e përmortshme u mbajtën për agjentin Harold Brown.

“Ai ishte me të vërtetë një hero amerikan. Me krenari dhe guxim, ai veshi uniformën e ushtrisë amerikane për gati 2 dekada”.

Në shtetin e Uashingtonit, shërbimet e përmotshme u zhvilluan për kontraktorin e CIA-s, Dane Clark Paresi.

“Burrit tim Dane, nuk mund të të them mjaft rreth jetës time të mrekullueshme dhe plot kuptim me ty. Ti ishte një dhuratë e Zotit dhe kërkoj që të më presësh deri sa të vijë koha edhe për mua”.

Në sulmin e 30 dhjetorit u vra edhe kontraktori tjetër i CIA-s, Jeremy Wise. Një faqe përkujtimore është krijuar për të në Facebook, ku miqtë dhe të afërmit mund të bëjnë komente. //ad//

XS
SM
MD
LG