Lidhje

Agjenci të OKB do të ndihmojnë Shqipërinë të përballojë gjendjen e vështirë


Kombet e Bashkuara po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë përmbytjet në veri të vendit që kanë detyruar mijëra njerëz të lënë shtepitë e tyre.Tre agjenci të Kombeve të Bashkuara po përgatiten për të ndihmuar me para familjet që u janë përmbytur shtepitë për të blerë ushqime dhe plotësuar nevojat themelore.

Disa vende të Bashkimit Evropian përfshi Greqinë, Italinë, Francën, Austrinë dhe Slloveninë kanë dërguar grupe të shpetimit në Shqipëri po ashtu edhe varka dhe pompja për thithjen e ujit.

E hena ishte dita e 11 e përmbytjeve masive në Shkodër, të shkaktuara nga rreshjet dhe shkarkimet e mëdha nga tre hidrocentralet e kaskadës së Lumit Drin. Sot, sipërfaqja e përmbytur është rritur duke arritur në rreth 10,400 hektarë, ndërkohë që janë evakuar rreth 5,000 banorë, një pjesë e të cilëve janë vendosur në qendrat e pritjes në qytetin e Shkodrës. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës që të pranojnë të evakuohen nga zonat e rrezikshme. Po sot, Kryeministri Berisha u takua në Shkodër më të zgjedhur vendor nga shumë rrethe të vendit, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre për të ndihmuat banorët e zonave të përmbytura.

XS
SM
MD
LG