Lidhje

Ivo Josipoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci


Komisioni elektoral i Kroacisë ka deklaruar social demokratin në opozitë Ivo Josipoviç fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielës. Kur patën mbetur vetëm disa fletë votime për tu numëruar, zyrtarët elektoral i dhanë zotit Josipoviç 60 përqind të votave dhe 40 përqind kryetarit të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç.

Asnjëri kandidat nuk fitoi shumicën në raundin e parë të zgjedhjve dy javë më parë. Zoti Josipoviç, një profesor i drejtësisë dhe kompozitor i muzikës klasike, tha se të gjithë kroatët ishin fitues, duke thënë se të gjithë e duan një vend ku puna nderohet dhe krimi dënohet.

Ai bëri një fushatë me premtimet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kushtet kryesore këto për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu tha se deshironte të përmirësonte kushtet e përgjithshme të jetës. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç u mbështet nga konservatorët, veteranët e luftës dhe një numër i madh i kroatëve që jetojnë jashtë vendit. Ivo Josipoviç i zën vendin presidentit Stipe Mesiç të cilit i mbarojnë dy mandatet e mundëshhme nga pesë vite secili muajin që vjen. Agjencia e lajmeve kroate, Hina thotë se zoti Mesiç e telefonoi pasuesin e tij për t’i uruar fitoren. //kh//

XS
SM
MD
LG