Lidhje

Shtetet e Bashkuara të përfshira nga temperatura të ulta


Moti i ftohtë ka mbërthyer të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. Temperaturat e ulëta kanë prekur edhe Floridën, ku tradicionalisht në këtë muaj plazhet mbushen me pushues nga shtetet veriore. Deri në qytete bregdetare në Gjirin e Meksikës u regjistruan rreshje të lehta bore.

Në Miami temperaturat ishin shumë pranë nivelit më të ulët rekord të regjistruar në këtë qytet. Në zonat bujqësore pranë Tampas fermerët po përpiqen me të gjitha mjetet të mbrojnë agrumet e luleshtrydhet nga ngricat që rrezikojnë produktet e sivjetme. Ndërkaq, banorët e pamësuar me temperaturat e ulëta janë dyndur në dyqane për të blerë kaloriferë. Jo për t'u çuditur, inventaret e kaloriferëve janë aktualisht bosh, si rezultat i kërkesës së lartë.

Ndërkaq, këtu në Uashington, banorët të cilët janë mësuar me dimra të ftohtë, kanë parë këto ditë një ndër pejsazhet e ralla të kryeqytetit - Lumi Potomak që kalon neper qytet ishte plotësisht i ngrirë këto ditë. Megjithatë, plot banorë nuk u shkurajuan nga temperaturat e ulëta dhe kishin dalë dje për shëtitje në temperaturat e acarta.

XS
SM
MD
LG